Banorët e Qirezit, Baksit dhe Dashefcit informohen për projektin kadastral

07 dhjetor 13:36

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, së bashku me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, dhe me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari kanë takuar banorët e tri fshatrave të Skenderajt, të cilët i kanë informuar rreth benefiteve nga projekti për rindërtimin e informacioneve kadastrale.

“Me qëllim të informimit sa më të detajuar dhe gjithëpërfshirës të qytetarëve rreth benefiteve nga projekti për rindërtimin e informacioneve kadastrale, bashkë me kryeshefin e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, dhe me kryetarin Komunës së Skenderajt z. Bekim Jashari,  takuam banorët e zonave kadastrale te Qirezit, Baksit dhe Dashefcit”, ka shkruar Musliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) dhe zyrtari i lartë…