Izmi Zeka: Çlirimtarët askush s’mund t’i dënojë

07 dhjetor 2018 | 13:29

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme (MPB) dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Izmi Zeka, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në raport me Gjykatën Speciale, e cila ka ftuar për intervistim ish-komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Zeka nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook”, ka shkruar se çlirimtarët askush nuk mund t’i dënojë.

Postimi i plotë i Zekës:

Çlirimtarët askush s’mund t’i dënojë

Është e dhimbshme që luftëtarët e lirisë ende po përballen me padrejtësitë historike.

Komandant Remi njëri ndër komandantët e UÇK-së është thirrur nga gjykata speciale kinse për krime lufte. Absurditeti i radhës me djemtë e UCK-së, ata të cilët sakrifikuan jetën e tyre për të gëzuar ne sot lirinë dhe pavarësinë që e kemi.

Evropa e pamëshirshme po tregohet në raport me ne shqiptarët e Kosovës kurse në raport me serbin që është e njohur edhe ndërkombëtarisht që ka kryer gjenocid jo vetëm në Kosovë po sillet si një nënë e mirë.

Deri kur luftëtarët e lirisë do të bëhen kurban të lirisë sonë, deri kur liria jonë do të paguhet në kurriz të çlirimtarëve.

Çlirimtarët dha ata që sakrifikuan jetët e tyre do të jenë heronjtë e shtetit të Kosovës për jetë të jetëve. Pavarësisht çka shkruajnë mediet apo edhe kënaqësitë e ndonjë pro serbi lufta e shenjët e UÇK-së do të mbetët kthesa historike për zhvillimin dhe bashkimin e Shqiptareve.

E ata të cilët sot dhe dje ishin kundër luftës çlirimtare do të mbeten hije e zezë e historisë ma të re të Kosovës.
Çlirimtarët askush s’mund ti dënoj, as edhe ti denigroj. Lufta e tyre ishte shembull për Evropën e civilizuar.

/Epoka e re/

Çlirimtarët askush s’mund ti dënojËshtë e dhimbshme që luftëtarët e lirisë ende po përballen me padrejtësitë…

Gepostet von Izmi Zeka am Freitag, 7. Dezember 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së…