Baptista mbyll aventurën në Rumani

13 mars 2019 | 11:43

Julio Baptista i habiti të gjithë me zgjedhjen e tij një vit më parë teksa firmosi për CFR Cluj, një ndër ekipet më të mirë të Rumanisë.

Braziliani, tashmë në moshë 37-vjeçare, nuk është se e shijoi shumë aventurën e tij, pasi aktivizimet ishin të pakta. Klubi i CFR Cluj ka njoftuar se ka zgjidhur kontratën me sulmuesin, i cili do të jetë lojtar i lirë tashmë.

Kujtojmë, në karrierën e tij Baptista ka veshur fanellën e Realit të Madridit, Arsenalit, Sevilles dhe të Romës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror për dialogun, Shpend Ahmeti, ka thënë…