Baraliu pret nga Kurti fjalimin ku ai kërkon ndjesë për gabimet dhe merr përgjegjësi

08 shtator 2021 | 14:34

Analisti nga Amerika, Bleron Baraliu, ka thënë se ajo çfarë pret nga kryeministri Kurti është një fjalim ku ai shpreh keqardhje dhe kërkon falje për gabimet në menaxhimin e pandemisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka thënë se Kurti duhet t’i “lus qytetarët e ithtarët e tij të vaksinohen”.

“… në pritje të një fjalimi të kryeministrit Kurti ku shpreh keqardhje, merr përgjegjësi, kërkon ndjesë për gabimet, dhe  më së rëndësishmi lutë qytetarët, sidomos ithtarët e tij, të vaksinohen me urgjencë dhe vetëdije të ‘re’. Në luftëra si kjo dallohen liderët e vërtetë, ata që i japin drejtim popullit! Sepse kjo tragjedi do të përfundojë dosido, por a do të përfundojë në mënyrë pasive apo aktive dëshmon vet fibrën e shoqërisë sonë – ose si një shoqëri e pjekur dhe stoike, ose si një e brishtë në zhdukje e sipër”, ka shkuar Baraliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid ka ndërmend që të ndërtojë një skuadër galaktikash…