Barazim në miqësoren mes Gjilanit dhe Drenicës

01 gusht 2019 | 19:36

Miqësorja mes Gjilanit dhe Drenicës e zhvilluar sot në stadiumin “Agim Ramadani-Katana”, në Gjilan, ka përfunduar në barazim 1 me 1.

Ishte skuadra vendase e Gjilanit e cila e krijoj epërsinë në këtë ndeshje.Një ndërhyrje e palejuar në Busiq brenda zonës së Drenicës, i dha mundësin futbollistit kroat që nga pika e bardhë e penaltisë të realizoj për 1 me 0. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e Gjilanit.

Drenica golin e barazimit e arriti në pjesën e dytë.Ishte një gabim nga mbrojtja e Gjilanit të cilën mysafirët e shfrytëzuan në maksimum, duke barazuar shifrat në këtë takim, që ishte dhe epilogu final i këtij takimi.

Futbollistët e Gjilanit krijuan edhe disa mundësi të mira shënimi, por në fund sfida mes skuadrave të lartëcekura u mbyll në barazim 1 me 1.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka…