Barça ëndërron transferimin e Martinezit

06 shkurt 2020 | 13:35

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, është shndërruar në ëndrrën e madhe të Barcelonës për verën e ardhshme.

Ylli argjentinas ka pasur një sezon të mirë nën drejtimin e Antonio Contes, ku në 20 paraqitje në Serinë A ka shënuar 11 gola. Te Barcelona janë duke shpresuar në një dështim për nënshkrim të kontratës së re mes Interit dhe Lautaros.

Në kontratën aktuale të Lautaros me Interin ekziston një klauzolë që në muajin korrik i mundëson largimin për 111 milionë euro. Kampionët e La Ligas do të ishin të gatshëm ta paguanin këtë shumë për Lautaron, si një zëvendësim të denjë për Luis Suarezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sophie Kastriota është stërmbesa e Skënderbeut, e asnjëherë nuk nguron…