Barça hyn në kredi për të paguar pagat e lojtarëve

19 maj 2021 | 13:36

Barcelona ka siguruar një kredi prej 500 milionë euro nga Goldman Sachs. Kjo për shkak se klubi u ka borxh lojtarëve pagat.

Sipas raportimit të ESPN 100 milionë euro do të lëshohen menjëherë për të shlyer borxhet ndaj futbollistëve. Barça gjatë pandemisë ka pasur shumë probleme financiare.

Presidenti Joan Laporta, duket se ka qenë çelësi që ekipi ka siguruar këtë kredi prej 500 milionë eurosh nga banka e investimeve amerikane, Goldman Sachs.

Sipas llogaritjes borxhi i “blaugranave” është 1.2 miliard euro. Siç raporton ESPN, situata me pagat e papaguara ishte aq e keqe saqë lojtarët e skuadrës ishin përgatitur për ta dërguar këtë çështje në Federatën e Futbollit të Spanjës.

Barcelona ishte pajtuar me futbollistët që të shtyjë pagat e tyre gjatë pandemisë, por edhe gjatë kësaj kohe ata dolën jashtë premtimit të tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti…