Barça kërkon të largojë 11 futbollistë për të fituar 255 milionë euro

23 korrik 2021 | 17:20

Barcelona ka investuar shumë në merkato në vitet e fundit, por investimet nuk është se janë shpërblyer, madje tashmë janë kthyer në rëndesë për klubin.

Bëhet fjalë për plot 11 futbollistë, të cilët nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit katalan dhe kanë përfunduar në shitje. Vetëm për dy prej tyre, Antoinne Griezmann dhe Philippe Coutinho, drejtuesit e Barcelonës paguan plot 255 milionë euro t’i sjellë në “Camp Nou”. Gjithçka nis nga portieri uruguaian Neto, i cili ka kërkuar largimin dhe kartoni i tij vlerësohet vetëm 8 milionë euro, por asnjë klub nuk ka trokitur në dyert e Barcelonës për të ofruar një shumë të tillë.

Në mbrojtje emrat një ikje janë dy qendrat franceze Samuel Umtiti e Clement Lenglet dhe anësorët jashtë planeve të klubit janë Emerson Royal dhe Moussa Wague, teksa katërshja e prapavijës vlerësohet rreth 62 milionë euro në total. Mesfusha ofron edhe më shumë cilësi, pasi bëhet fjalë për emra si Miralem Pjaniç, Philippe Coutinho dhe Sergi Roberto, të cilët janë të padëshiruar në “Camp Nou” dhe ndonëse vlera e tyre në treg është rreth 68 milionë euro.

Nuk mbetet mbrapa as sulmi, pasi dy kampionët e botës me Francën, Antonnie Griezmann e Ousmanne Dembele, të cilët kanë edhe paga shumë të larta. Në total një formacion i plotë, një 11-she e frikshme, për të cilën Barcelona nuk arrin të arkëtojë dot as 255 milionë eurot e vlerës së tyre në treg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1. TS…