Barça mposhti Betisin, shkëlqen Messi

17 mars 2019 | 22:45

Leo Messi vazhdon të udhëheq Barcelonën drejtë titullit kampion në La Liga, teksa sonte shënoi tre gola ndaj Betisit (1-4).

Paraqitja e Messit ka qenë superiore, sikurse që ka qenë goli i parë nga gjuajtja e lirë. Një gol për Barcelonën e shënoi Luis Suarez, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Loren.

Skuadra e Barcelonës udhëheq në tabelën e La Ligës me 66 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë Atletico Madrid.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi pas problemeve të vazhdueshme, sonte ndaj Milanit ishte një…