Barça në epërsi ndaj Realit (VIDEO)

21 prill 2024 | 21:25

Vetëm 6 minuta nga fillimi i lojës kanë mjaftuar, me “Katalanasit” e Barcelona, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetën përballë “Galaktikëve”, të Real Madrid, duke heshtur kështu të pranishmit, në “mitikun” e arenës spanjolle, “Santiago Bernabeu”.

Një krosim perfekt nga goditja e këndit është kapur bukur me kokë nga “shtatlarti” danez i mbrojtjes, Andreas Christiensen, i cili me një goditje të bukur çon topin pas shpatullave, të portierit Lunin, duke marrë avantazhin. Rezultati shkon në 0 me 1.

SHIKONI GOLIN

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës…