Barça një vit më parë njoftoi për largimin e Messit

05 gusht 2022 | 11:26

Një vit më parë, Barcelona njoftoi për largimin e futbollistit të tyre më të mirë në histori të klubit, Lionel Messi.

Messi u largua pas 21 vjetëve qëndrimi në këtë klub, ku fitoi çdo trofe të mundshëm me klubin blaugran.

Në njoftimin e Barçës, një vit më parë, thuhej se klubi kishte arritur marrëveshje me lojtarin, por që ajo nuk ishte konkretizuar për shkak të rregullores së La Ligas për regjistrimin e lojtarëve.

“Pavarësisht se FC Barcelona dhe Lionel Messi kanë arritur një marrëveshje dhe synimin e qartë të dyja palëve për të nënshkruar një kontratë të re sot, kjo nuk mund të ndodhë për shkak të rregulloreve të La Ligës spanjolle për regjistrimin e lojtarëve”, thuhej në njoftimin e Barcelonës, një vit më parë.

“Si rezultat i kësaj situate, Messi nuk do të qëndrojë në FC Barcelona. Të dyja palët shprehin keqardhje të thellë që dëshirat e lojtarit dhe klubit përfundimisht nuk do të plotësohen”.

“FC Barcelona shpreh me gjithë zemër mirënjohjen e saj për lojtarin për kontributin e tij në madhërimin e klubit dhe i uron atij çdo të mirë për të ardhmen në jetën e tij personale dhe profesionale”.

Messi më pas arriti marrëveshje me klubin francez, Paris Saint-Germain, ku në vitin e parë arriti të fitojë titullin e ligës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, ka…