Barça ofron Raphinhan për Sanchon

20 dhjetor 2023 | 16:20

Manchester United po përpiqet të largojë sulmuesin anësor, Jordan Sancho, në merkaton e janarit dhe tashmë ka edhe një tjetër klub të interesuar.

Sipas gazetës “Sport”, Barcelona është e interesuar për mundësinë e nënshkrimit të anglezit për të forcuar sulmin e tyre.

Barcelona do të ishte e gatshme të konsideronte një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshin nënshkrimin e Sancho dhe dërgimin e Raphinhas në “Old Trafford”. Sulmuesi brazilian nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë në Spanjë dhe mund të shitet për ofertën e duhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “MTS d.o.o” që është në pronësi të Telekomit të…