Barça planifikon zëvendësimin e Koemanit me Flickun

19 maj 2021 | 11:34

Humbjen 8-2 me Bayern Munichin te Barcelona nuk do ta harrojnë për shumë kohë. Në bankinë për bavarezët ishte Hansi Flick, i cili është larguar së fundmi dhe me shumë mundësi do ta drejtojë Gjermaninë.

Ende nuk ka asgjë zyrtare edhe pse në Gjermani mediat e bëjnë të sigurt këtë lëvizje. Në Spanjë raportojnë se Barcelona është e interesuar t’ia besojë bankinën gjermanit Flick.

Ronald Koeman konsiderohet i larguar në fund të sezonit dhe gazetari Gerard Romero raporton se Flick është një nga opsionet për Barcelonën, pasi ende nuk e ka mbyllur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit. Sigurisht alternativa e Xavit është e pashmangshme. Legjenda e klubit spanjoll drejton aktualisht skuadrën e Al Sadd dhe ka arritur suksese të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku është duke…