Barça shkëlqen ndaj Sociedadit, Messi vendos një rekord të ri

21 mars 2021 | 23:08

Barcelona ka triumfuar si mysafire e Real Sociedadit me rezultat të thellë 6:1, në duelin e xhiros së 28-të të La Ligës.

Në këtë triumf, Lionel Messi vendosi rekord për Barçën. Ai shënoi dy gola dhe u bë lojtari me më së shumti paraqitje te klubi nga Katalonja.

Messi luajti ndeshjen e tij të 768-të për Barcelonën. Argjentinasi kaloi Xavi Hernandezin, duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje.

Argjentinasi ka shënuar 663 gola dhe ka bërë 263 asistime deri me tani. Messi shënoi golin e katërt dhe të gjashtin kundër Sociedadit të dielën në mbrëmje.

Ndërkohë, dy herë realizoi Sergino Dest në minutat 43 dhe 53.

Kurse nga një gol e shënuan, Antoine Griezmann në minutën e 37-të dhe Ousmane Dembele në të 71-ën.

Golin e nderit për Sociedadin e shënoi Barrenetxea Muguruza.

Te Sociedati, nga minuta e 61-të, luajti Adnan Januzaj.

Me 62 pikë, Barcelona është në vendin e dytë, me katër pikë më pak se lideri, Atletico Madridi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
PSG ka shënuar fitore me rezultat të thellë ndaj rivalit,…