Barça tenton të josh Dybalan

06 mars 2024 | 15:10

Paulo Dybala po kalon momentin më të mirë këtë sezon, por për të trazuar pak ambientin kanë menduar mediet spanjolle.

Sipas “Sport”, ylli argjentinas ka përfunduar në shënjestrën e Barcelonës. Kjo nuk është hera e parë që emri i Dybalas lidhjet me një transferim të mundshëm tek ekipi blaugrana, edhe më herët Barcelona ka tentuar të josh argjentinasin. Këtë verë diskutimi mund të jetë ndryshe, më konkret, pasi Dybala ka një klauzolë largimi shumë të ulët, 12 milionë euro, një shifër që jo vetëm Barcelona, por shumë skuadra do ta paguanin me kënaqësi.

“Prioriteti i tij është të luajë në Spanjë, pavarësisht se ka disa oferta konkrete nga Premier League”, shkruan Sport. Jo vetëm Barcelona, gjithnjë sipas Sport, edhe Atletico Madrid ka shfaqur interesim për futbollistin e Romës. Sport shton se Deco, drejtori sportiv i Barcelonës, e ka vendosur Dybalan në majën e listës së dëshirave për sezonin e ri.

Ky transferim do të ishte më i lehtë nëse Roma nuk siguron një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ri, por më herët, duhet kuptuar se kush do të jetë trajneri i ri i Barçës, pasi Xavi e ka bërë të qartë që në fund të këtij sezoni do të largohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka dënuar vizitën e disa…