Barça vazhdon të jetë e interesuar për Silvën

24 janar 2024 | 15:21

Skuadra e Barcelonës vazhdon të jetë e interesuar për yllin e Manchester Cityt, Bernardo Silva. Sipas gazetës “Sport”, agjenti Jorge Mendes ka konfirmuar për gazetën Record në Portugali se Barcelona është ende e interesuar për nënshkrimin e Silvës.

Futbollisti portugez verën e kaluar mund të largohej nga City për 65 milionë euro, derisa në verën që vjen mund të bëjë një gjë të tillë për 50 milionë euro.

Për Barcelonën, një marrëveshje do të jetë e mundur vetëm nëse ata më në fund marrin një investitor që të fillojë të paguajë për shitjen e Barca Vision dhe me një ose dy shitje të mëdha këtë verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën për medie pas…