Aliu tregon se kur do të fillojnë punimet për vazhdimin e autostradës së Gjilanit

24 janar 2024 | 15:18

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në konferencën për medie pas mbledhjes së qeverisë ka njoftuar se këtë vit do të nisë vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri tek Dheu i Bardhë.

Aliu ka thënë se kjo autostradë do të bëhet pikë e rëndësishme tranziti për mallrat dhe qytetarët të cilët sipas tij nga Durrësi do të mund të arrijnë në Bujanovc.

“Do të fillojë këtë vit vazhdimi i autostradës së Gjilanit deri në Dheun e Bardhë. Pra nga Gjilani, nga Bresalci e deri në Dheun e Bardhë do të fillojmë autostradën, e cila qytetarët e Kosovës, e po ashtu ata të rajonit e në veçanti qytetarët e Shqipërisë do të mund t’i lidhë me korridorin 10 përmes Prishtinës. Respektivisht përmes lidhjes së dy autostradave drejt Bujanovcit dhe me këtë rast edhe shqiptarët në Komunën e Bujanovcit do të mund të bëhen pikë e rëndësishme e tranzitit, edhe të mallrave edhe të qytetarëve të cilët që nga Durrësi, sidomos pas aprovimit tash nga Bashkimi Evropian të lidhjes së dy autostradave nga Qafa e Dulës deri në Banullë, në mënyrë të pashkëputshme deri në autostradë do të mund të arrijnë në Bujanovc”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asnjë surprizë në gjashtë ndeshjet e para të fazës së…