Barcelona më e fortë se Reali

23 dhjetor 14:59

Barcelona ka mposhtur Real Madrid me rezultat 3-0, në përballjen e xhiros së radhës të La Liga që u luajt në Santiago Bernabeu.

Los Blancos e dominuan krejtësisht me posedim pjesën e parë të përballjes, por pa kreativitet të mjaftueshëm sulmues dështuan të shënojnë.

Në pjesën e dytë mysafirët bënë dallimin qysh në në fillim, pasi si rrjedhojë e një kundërsulmi, në të 54-ën minutë Luis Suarez tundi rrjetën e Keylor Navas.

Duke qenë në disavantazh, vendasit nisën të sulmonin më shumë, por duke lënë hapësira në mesfushë dhe në mbrojtje.

Kjo i dha mundësinë skuadrës së Ernesto Valverde që në kundërsulmin e radhës ta detyrojën Dani Carvajal të luajë me dorë dhe nga penaltia Lionel Messi dyfishon epërsinë.

Deri në fund të përballjes të dy skuadrat patën mundësitë e tyre, Real kryesisht pas inkuadrimit të Gareth Bale dhe Marcos Asensio, por vetëm mysafirët shënuan, përmes Aleix Vidal.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), e ka refuzuar…