Barcelona fiton me “poker” ndaj Elches

01 prill 2023 | 23:04

Barcelona vijon rrugëtimin perfekt drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra katalanase ka shkatërruar 4-0 vendin e fundi të renditjes, Elchen.

Ishte një duel shumë i thjeshtë për skuadrën e Xavit, që do ta zhbllokonte që në minutën e 20-të me Lewandowskin. Në pjesën e dytë, Ansu Fati do të dyfishonte shifrat.

Lewandowski me penallti dhe Ferran Torres do të vulosnin gjithçka. Barcelona tashmë ngjitet në kuotën e 71 pikëve, në vendin e parë, 15 më shumë se Reali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, nga ora 14:00, do të marshohet në sheshin…