Barcelona i rikthehet fitoreve

24 shtator 2019 | 22:54

Barcelona i është rikthyer fitoreve, pasi sonte e mposhti Villarrealin (2-1).

Pas gjashtë minutave lojë, Antoine Griezmann e shënoi golin e parë për vendasit. Nëntë minuta më vonë realizoi edhe Arthur për rezultatin 2-0.

Në fund të pjesës së parë mysafirët e ngushtuan rezultatin me golin e Santi Cazorlas. Leo Messi u zëvendësua pas përfundimit të pjesës së parë dhe duket që sërish ka problem me lëndim.

Në pjesën e dytë gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja përfundoi me rezultat 2-1.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi…