Barcelona kërkon një mesfushor në janar, këto janë tri alternativat nga Premier Liga

19 tetor 2022 | 11:31

Skuadra e Barcelonës është e interesuar të transferojë edhe një mesfushor në merkaton e janarit.

Katalanët kanë dështuar keq në Ligën e Kampionëve si dhe janë mposhtur në “El Clasico”, për të afruar edhe një frymë të keqe në skuadër.

Tani, klubi synon që në merkaton e janarit  të afrojë edhe një mesfushor tjetër, ka raportuar “Mundo Deportivo”.

Tre emrat që prijnë listën e dëshirave të Barcelonës janë Youri Tielemans, Ruben Neves dhe Jorginho.

Jorginho i është ofruar klubit edhe më parë, kurse për Tielemans do të ketë garë më të ashpër, pasi atë e do edhe Arsenali.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të arrijë të marrë shërbimet e ndonjërit prej tre lojtarëve.

Jorginho transfer exit talk slows as Chelsea midfielder's agent discusses  contract renewal | Goal.comJorginho – Chelsea

Youri Tielemans: Arsenal interest in Belgium midfielder cools to make  one-year Leicester extension more likely | Football News | Sky SportsYouri Tielemans – Leicester City

Rumour Has It: Man Utd plan another move for Wolves' Ruben NevesRuben Neves – Wolverhampton Wanderers

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Thashethemet për lidhjen mes ish-partneres së Mauro Icardit Wanda Nara…