Barcelona në gjysmëfinale

16 prill 2019 | 22:58

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve duke e mposhtur Manchester Unitedin në të dy ndeshjet çerekfinale.

Në ndeshjen e parë në “Old Trafford” Barcelona kishte fituar me rezultat prej 0-1, kurse sonte në Camp Nou fitoi me rezultat prej 3 me 0.

Lionel Messi ka shënuar dy gola në triumfin 3:0 ndaj Manchester Unitedit në ndeshjen e kthimit.

Ndërkaq Philippe Coutinho ka realizuar golin e tretë, që nënkupton se Barcelona kalon në gjysmëfinale pas rezultatit të përgjithshëm 4:0 në dy ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit në Qeverinë e Kosovës, Shyqiri Bytyqi, ka…