Barcelona shkatërron Valladolidin

28 gusht 2022 | 21:35

Barcelona nuk ka falur kundër Real Valladolid. Katalanasit triumfuan me rezultatin 3-0 dhe në këtë duel spikati sulmuesi i blerë nga Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Polaku ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen në mesin e pjesës së parë, duke i dhënë skuadrës së tij besimin e duhur në rrugën drejt fitores së dytë në kampionat.

Në fundin e pjesës së parë shënoi edhe talenti i mesfushës, Pedri, dhe Barcelona shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazhin e dy golave. Lewandowski e kishte ndarë të linte sërish shenjë në këtë duel dhe ia doli të shënonte e ta çonte rezultatin në 3-0.

Kapitullim për Valladolid, që në shtesë pësoi golin e katërt nga Sergi Roberto, pasi topi ishte përplasur në traun e portës nga Lewandowski.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trendt të ikjes së të rinjve drejt vendeve evropiane, pritet…