
Barcelona shkon në pushimin me epërsi minimale në “El Clasico”
26 prill 2025
| 22:56
Barcelona po udhëheq në pjesën e parë ndaj Real Madridit në finalen e Kupës së Mbretit.
“Blaugranasit” shkuan në pushimin 15-minutësh me epërsi prej 1-0.
Golin e shënoi Pedri në minutën e 28-të të ndeshjes – një gol mjaft i bukur.
Real Madridi e shënoi një gol, por u anulua shkaku i pozitës jashtëloje të Jude Bellingham, i cili edhe e gjeti rrjetën e golit.
Përveç kësaj, Real Madridi nuk pati asnjë rast tjetër të mirë.
Ndeshja po zhvillohet në “Estadio La Cartuja” në Sevilje.