Barcelona synon transferimin e këtyre tre futbollistëve

30 mars 2023 | 16:40

Vështirësitë ekonomike mund të bëjnë që Barcelona të vijojë me strategjinë e blerjeve me kosto zero. Ashtu siç kanë bërë sesionet e fundit, drejtuesit e klubit po përpiqen të gjejnë në treg okazione me kosto zero.

Sipas “Mundo Deportivo”, Xavi ka dhënë “bekimin” e tij për tre afrime të mundshme: Inigo Martinez, Gundogan dhe Aubameyang.

Me mesfushorin e Cityt, Barcelona ka gjetur një akord në parim, ndërsa Aubameyang duhet të zgjidh kontratën me Chelsean për tu transferuar flas në “Camp Nou”.

Inigo Martinez dhe Aubameyang janë dy lojtarët e tjerë që mund të bëhen shumë të vlefshëm për skemat e Xavit. I pari për faktin që ka shumë eksperiencë në La Liga, ndërkohë që i dyti shihet si alternativë e mirë në fazën e avancuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE),…