Barcelonës B nuk i mjaftojnë dy golat e Manajt

16 maj 2021 | 15:29

Barcelonës B nuk i kanë mjaftuar dy golat e shënuara nga sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj për të mposhtur Murcian në ndeshjen për barazh në Kategorinë e Tretë të Spanjës.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa me të njëjtin rezultat përfunduan edhe shtesat. Pas penalltive, Barcelona B ka pësuar humbje me rezultatin 5:4.

Manaj realizoi golin e parë nga penalltia në minutën e 46-të, ndërsa të dytin me një depërtim individual në minutën e 64-të, duke e marrë topin afro 60 metra larg portës kundërshtare. Ai depërtoi duke kaluar disa mbrojtës kundërshtar para se të realizonte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Unë do flas për lidhjet e mia, që kanë qenë…