Bardhyl Mahmuti: Ekstremistët serbë dhe ithtarët e ISIS-it në një front të përbashkët

16 prill 2019 | 13:32

Politologu Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj zjarrit që kaploi Katedralen “Notre Dame” të Parisit.

“Zjarri që kaploi Katedralen ‘Notre Dame’ të Parisit, njërin nga monumentet më të rëndësishme kulturore dhe shpirtërore të njerëzimit ngjalli një pikëllim të madh jo vetëm te qytetarët e Parisit, por te të gjithë adhuruesit e vlerave artistike në mbarë botën.

Përderisa bota e civilizuar ndjejnë dhembje për dëmin që ju shkaktua trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore ekstremistët serbë dhe ithtarët e ISIS-it u bashkuan në një front për ta shpallur se gjoja ‘ky zjarr ishte ndëshkim hyjnon’”, ka thënë Bardhyl Mahmuti.

Ai ka shtuar se “përderisa ekstremistët serbë përmes portaleve të tyre këtë ndëshkim e interpretojnë se gjoja ndodhi për shkak se në këtë katedrale para gjashtë muajsh u vendos flamuri i shtetit të Kosovës, ithtarët e ISIS-it e shohin si ndëshkim për humbjet e tyre”.

“Sidoqoftë, të këta dy ekstreme janë në një front të përbashkët kundër vlerave të mirëfillta të njerëzimit”, ka deklaruar Bardhyl Mahmuti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar sot para…