Baseli ‘blindon’ Xhakën

11 shtator 2020 | 13:30

Mesfushori Taluant Xhaka ka nënshkruar kontratë të re me Baselin deri në vitin 2024.

Lajmi është konfirmuar nga klubi i madh zviceran. “Jam i entuziazmuar që Taulanti ka vazhduar kontratën edhe për tri vjet. Ai është pjesë e rëndësishme e klubit”, ka thënë presidenti i klubit, Bernhard Burgener. E gjithashtu i lumtur për këtë kontratë të re është edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare.

“Është e vështirë ta shpreh me fjalë se sa shumë kanë rëndësi për mua ky klub, ky qytet dhe fansat e mrekullueshëm të klubit. Jam krenar të mbrojë ngjyrat e klubit”, ka thënë Xhaka

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndonëse trenat e SBB-së aktualisht janë më të përpiktë se…