Basha i reagon ambasadorit Hill: Tash diçka i ka hup kodi, nuk po i dëgjohet zëri as për Serbinë

26 shtator 2023 | 11:43

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar qëndrimin e ambasadorit të ShBA-së në Serbi, Christopher Hill.

Basha  ka thënë se tash Hillit “i ka hup kodi” dhe sipas tij ai ka dështuar.

Ambasadori Hill prej Beogradit nuk u ndal duke komentu për çështjen e Kosovës, sa që për një moment thojsha ju ka pas përzi e ka harru që nuk është ambasador në Kosovë! Tash diçka i ka hup kodi, nuk po ju dëgjohet zani as për Serbinë! Mirë është me shku me i tregu që Amerika ka qëndrim të prerë kundër terrorizmit i nderum ambasador, dhe po shihet qartë që ke dështu me bind me qenë partner i juaji, derisa ky partneri yt po sponsorizon akte terroriste!”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar disa fotografi nga…