Osmani: Afrimi Bunjaku na bindi sërish se flijimi për atdheun është rilindje, jo vdekje

26 shtator 2023 | 11:38

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka publikuar disa fotografi nga ceremonia e varrimit të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.

Osmani ka thënë se “Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje”.

“Dje i dhamë lamtumirën heroit Afrim Bunjaku. Kosova është ngritur mbi sakrificën sublime të një populli. Ajo po mbahet mbi këtë sakrificë e do të jetojë përjetësisht falë trimave si Afrimi. Afrimi na bindi sërish se flijimi i jetës për atdheun është rilindje, jo vdekje. Duke rënë për Kosovën ai e përjetësoi jetën e tij. Tani ai është hero i Kosovës, bir i saj i shtrenjtë që jeton në altarin e historisë së atdheut. Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj…