Basha: Ky është fundi i qeverisë bandë

14 prill 2019 | 11:53

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në rrjetet sociale pas protestës së djeshme të opozitës përpara Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Në një postim në “Twitter”, ku ka publikuar foto nga tubimi i djeshëm, Basha shkruan se ky është fundi i “qeverisë-bandë”.

“Ky është fundi i qeverisë-bandë të kapur duke vjedhur zgjedhjet me kriminelët, kërcënimi nr.1 për demokracinë, sigurinë, mirëqenien. Nuk ka kompromis me ëndrrën tonë ‘E duam Shqipërinë si gjithë Europa’, me standardet europiane për zgjedhje të lira, drejtësi dhe ekonomi të lirë!”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krahas garës ndërkombëtare që po zhvillohet në Prishtinë, ndeshje me…