Basha: Lejojeni LVV-në, t’iu çlirojë nga njerëzit që nuk i duhen LDK-së

25 mars 2020 | 19:42

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se kjo parti nuk mund të shkel në premtime parazgjedhore duke hequr reciprocitetin.

Basha thotë se është gabim të rrëzohet qeveria për shkak të një ministri si Agim Veliu.

Ai thotë se Vetëvendosje është e gatshme ta çlirojë LDK-në nga njerëzit që nuk i duhen.

“Na lejoni neve që t’iu çlirojmë nga njerëzit që nuk i duhen LDK-së. Ai ka braktisur Podujevën për t’u bërë ministër. Ai ka bërë çfarë ka mundur në Podujevë dhe të njëjtën ka dashur ta bëjë edhe këtu”.

Basha ka vijuar edhe më tej duke thënë se po të ishte ministër edhe Isa Mustafën do ta shkarkonin.

“E kishim shkarkua edhe profesorin [Mustafën]. Ju kishim çlirua edhe nga ai. Kemi premtua se do të punojmë ndryshe…Ua ka humbur gjashtë palë zgjedhje. Ju kishim çlirua edhe nga ai”, tha ndwr tw tjera Dimal Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë deri më tani janë shënuar 71 raste me…