Basha: Nuk ka më pakt politik me Ramën

31 gusht 2018 | 13:10

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në selinë e PD-së, ka bërë të qartë se nuk do të ketë më pakt politik me Edi Ramën.

“Të jemi fare të qartë: nuk ka as bashkëqeverisje me Edi Ramën dhe as pakt politik me të”, ka thënë Basha, duke përgënjeshtruar lajmin se dy partitë kanë arritur pakt për reformën zgjedhore.

“Synimi im dhe i Partisë Demokratike është që t’i japim fund qeverisë së lidhur me krimin”, ka thënë Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri shtylla e një gol i anuluar është bilanci i…