Basha thotë se janë për një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve

10 mars 2024 | 17:19

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, ka thënë se pavarësisht pengesave dhe vështirësive, qëndresa dhe vendosmëria e demokratëve për të ecur përpara dhe për të parë nga e ardhmja, bën që Partia Demokratike e Shqipërisë të ringrihet në çdo qelizë të saj, e sigurt dhe e vendosur.

“Vetëm një PD me fytyrë njerëzore dhe në kontrast të thellë me politikën e vjetër të bashkëpunimit në të keqe dhe të dakordësisë për të luajtur lojën në kurrizin e njerëzve, do të na shndërrojë në një forcë fituese dhe do të bëjë që t’i përgjigjemi aspiratave dhe nevojës së njerëzve për ndryshim. Jemi të vendosur ta bëjmë me njerëzit e duhur, në partneritet të ngushtë me aleatët strategjikë dhe në një koalicion të madh me zemrat e shqiptarëve!”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar myftiun Naim Tërnava,…