Basha u kërkon kryetarëve të PD-së të përgatiten për zgjedhje të parakohshme

28 shtator 2019 | 19:57

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur kryetarët e degëve të partisë në rrethe për t’i orientuar për aksionin politik të partisë më të madhe në opozitë.

Basha ka kërkuar që ata të përgatiten për zgjedhje të reja.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka paraqitur kryetarëve të degëve një kalendar të qartë dhe konkret pune, me përgjegjësi dhe afate të qarta.

Ai ka theksuar se opozita ka dhënë propozimet e veta për zgjidhjen e krizës në vend, që kalon përmes zgjedhjeve të njëkohshme parlamentare dhe lokale të parakohshme, me qeveri tranzitore që garanton standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri…