Basha uron qeverinë Hoti: Suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve

03 qershor 2020 | 18:54

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha,  ka uruar qeverinë e re në Kosovë.

Përmes një postimi në “Twitter”, Basha ka shkruar se Partia Demokratike do të jetë përherë në krah të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Sipas tij, suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Postimi i plotë:

Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë.

I uroj punë të mbarë qeverisë së re të Kosovës dhe kryeministrit Hoti në plotësimin me sukses të objektivave strategjikë të Kosovës dhe shërbimin ndaj interesit më të mirë të qytetarëve të saj.

Partia Demokratike e Shqipërisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë përherë në krah të Kosovës, në krah të qytetarëve të saj, me bindjen e palëkundur se suksesi i Kosovës është sukses i interesit kombëtar të gjithë shqiptarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kthimi në fushën e lojës për ta vazhduar, me format…