Bashkëluftetari i Agim Ramadanit: Bashkëshortja e tij na la pa fjalë, më kapluan lotët

11 prill 2024 | 19:35

Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Musa Gjakova, i ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini ka treguar më shumë rreth figurës së heroit Agim Ramadani.

“Për Kosovën Agim Ramadani paraqet një figurë poliedrike, i cili në pikëpamjet ushtarake ishte një epror i përgaditur mirë, në aspektin kombëtar një burrë i cili e dëshmoi vetën me veprimtarin e vet gjatë tërë jetës, por edhe në fushën e artit si piktor dhe poet, poezit e tij ende lexohen me endje nga shumë njerëz”, ka thënë Gjakova.

Rrugëtimi i tyre filloi në qershor 1998, takimi i parë ishte në Tiranë, sipas Gjakovës, Agim Ramadani ishte ndryshe nga eprorët e tjerë, ishte i veçantë.

Data 9 –të dhe 11- të prill në Betejen e Kosharës siç tha Gjakova janë krenari dhe shqetësim, se si do rridhte i tërë plani nga Agim Ramadin dhe Sali Çekaj, ata ishin të bindur që do korrnin sukses dhe armiku do te përjetonte një leksion të duhur mirëpo askush se kishte menduar përfundimin.

Për vdekjen e Agim Ramadani, bashkëluftetari i tij Musa Gjakova e kuptoi katër ditë më vonë, pasi që edhe vet ishte i plagosur, lajmin e mori nga gruaja e Agim Ramadanit, Shukrije Ramadani.

“Një grua e cila kurajo na jepte neve të plagosurve, me hyrjen e saj në dhomën e të plagosurve kërkoi nga ne të ishim të fortë dhe mbetëm pa fjalë, e kuptuam menjëherë”, u shpreh Gjakova.

“Mua më kapluan lotët, ishte e vështirë të pajtohemi me fatin”, shtoi më tej Gjakova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti,…