Bashkëshorti i presidentes Haxhiu del me reagim për deklaratën e Fatos Gecit

22 prill 2026 | 00:22

Alban Krasniqi, bashkëshorti i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut, ka reaguar pas deklaratës që bëri sot në Kuvend deputeti i LVV-së, Fatos Geci.

Gjatë fjalës së tij, Geci u shpreh se Hashim Thaçi do të ketë fatin e njëjtë me Naim Murselin, pra, dënimin e përjetshëm me burg.

“Nuk ia dëshiroj asnjërit dënimin në Hagë sepse besoj që lufta e UÇK-së ishte e drejtë, përkundrazi ia dëshiroj kthimin dhe lirinë të gjithëve e jo veç njërit” ka shkruar Krasniqi.

Edhe gjatë seancës, Haxhiu menjëherë i kërkoi Gecit që të mos e vazhdojë më fjalën me deklarime të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e saj të dymbëdhjetë, e zhvilluar sot në…