Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen 8 vjeçare

08 shtator 2021 | 15:15

Bashkëshortja e Michael Schumacher thyen heshtjen dhe flet në një dokumentar për Netfliks.

Pak kohë para se të ndodhte aksidenti me ski që e la me dëmtim të rëndë të trurit, Michael Schumacher i ishte ankuar bashkëshortes për borën në Alpe dhe kishte sugjeruar të shkonin në Dubai.

Corinna tani 52 vjeçe pranoi të thyente heshtjen 8 vjeçare për kushtet e shëndetit të ikonës së Formula Uno “Më mungon çdo ditë. Por jo vetëm mua, familjes, fëmijëve dhe çdo të afërmi”

Aksidenti që la në koma për 6 muaj kampionin e Formula Uno ndodhi në dhjetor 2013 në një resort turistik francez që prej asaj kohe Michael ndodhet nën kujdes në një shtëpi në Zvicër dhe familja është treguar e rezervuar për të dhënë detaje.

Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen 8 vjeçare

Përpara se të ndodhte aksidenti ai më tha: “Bora nuk është gjëja më e mirë. Ne mund të fluturojmë në Dubai dhe të shkojmë për zhytje atje”.

Corinna zbuloi se bashkëshorti i tij gjithmonë e vlerësonte privatësinë dhe kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur të heshtur.

Megjithatë ai zbuloi se e gjithë familja jetonte bashkë dhe merrnin pjesë në terapinë e Michael dhe të gjithë kujdeseshin për të.

“Ne po përpiqemi të ecim para si familje siç donte Michael” tha ajo.

Corinna dhe Michael u martuan në 1995 dhe së bashku kanë dy fëmijë, Gina 24 dhe Mick 22 I cili po ndjek gjurmët e të atit në F1.

Edhe fëmijët shfaqen në dokumentar.

Bashkëshortja e Schumacher thyen heshtjen 8 vjeçare

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo ditë mijëra refugjatët afganë po mbërrijnë në Turqi nga…