Bashkësitë fetare pro Ligjit për liritë fetare

29 janar 2018 | 12:05

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ka mbajtur dëgjim publik në lidhje me Projektligjin për liritë fetare.

Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë të gjithë përfaqësuesit e bashkësive fetare, përjashtimisht atij të Kishës Ortodokse Serbe.

Përfaqësuesi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Vedat Sahiti, ka thënë se ky projektligj është tepër i nevojshëm, pasi sipas tij rregullon statusin juridik të bashkësive fetare.

Këtë projektligj e ka përkrahur edhe përfaqësuesi i Kishës Katolike, Fatmir Koliqi. Po ashtu pro këtij projektligji janë shprehur edhe përfaqësuesit e komunitetit hebre, ata të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës dhe Kishës Ungjillore të Kosovës.

Por, kundër ka dal përfaqësuesi i komunitetit Bektashi, Baba Mumin Lama.

Ai ka thënë se ky projektligj e ka përjashtuar këtë komunitet tërësisht, duke e vënë në kuadër të Bashkësisë së Tarikateve të Kosovës. (Klan Kosova)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim…