Është koha që ta thyejmë rutinën dhe të kalojmë në një tjetër nivel me ligjin e veçantë për “Betejën e Koshares”
Prof. Dr. Bahri M. Gashi
Vëllezër të armës; Bashkëluftëtar, urime 19 Prilli – “Dita e Veteranëve”
Brigada 138
Forumi: Kosharja Altari i Lirisë
– Kosharja nuk është një ritual i përvitshëm kalendarik, që thjesht organizohet si një pelegrinazh patriotik – folklorik
(Nënvizime – Konstatime ndërvite në horizont)
1. Madhështia e Betejës së Koshares nuk duron të minimizohet e as të glorifikohet;
2. Beteja e Koshares nuk guxon të partizohet e as të politizohet, por të institucionalizohet;
3. Fjalimet e folsëve nuk guxojnë të portretizohen nga imagjinata virtuale e AI-Chat, ato duhet të jenë autentike, të ndjehen, të shkruhen dhe gjatë leximit të përjetohen.
4. Tregimet për betejat në Koshare nuk kanë nevojë për rrëfime të njëjta riciklimesh;
5. Dimensionet e luftës së Koshares kanë nevojë për elaborate shkencore, trajtim pedagogjik kurrikular, studim në akademi ushtarake dhe katedra historike.
6. Kosharja nuk është pronë, që guxon të përvetësohet a të tjetërsohet, por vlerë e pakontestueshme dhe gjithëkombëtare.
7. Ky 27 vjetor është KRYETURPI i secilit që ka pasë përgjegjësi, duke lënë të papërfunduar memorialin.
8. Mos harroni po kalojnë 30 vjet, jemi në fund të dekadës së tretë, vit jubilar dhe Kompleksi Memorial, ende i pa përfunduar. TURP!
9. Për çfarë “atdhedashurie” po flitet gjithandej në akademi përkujtimore nga politika. TURP!
10. Jo vetëm simbolika e shkeljes së gurit, por edhe çdo gjë tjetër; çdo rrëfim luftëtarësh, paraqitje publike mediatike, realizim dokumentarësh a botime librash, duhet të thuhet vetëm e vërteta, sepse nuk guxon të mos reflektoj realiteti i kësaj sakrifice për rëndësinë e historiografisë kombëtare të heqjes me forcë të kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.
Prandaj, pa asnjë hezitim, URGJENTISHT le të ndahen fondet e nevojshme financiare dhe të rinisin punimet e mbetura dhe të përmbyllet sa më parë – faza e fundit e projektit të Kompleksit Memoraial – Beteja e Koshares.
Mbështetur edhe në (10) pikat që e karakterizojnë strukturën dhe kompleksitetin e betejave frontale të Koshares, kundrejt çdo beteje tjetër, botuar me titull: “Beteja që theu mitin serb” shih linkun; https://ubtnews.com/bahri-gashi-beteja-qe-ttheu-miitin-serb/
Gjithashtu për arsyet e sipërthëna dhe ato të më poshtme, krahas kërkesës nga OVL e UÇK-së për hartimin e një ligji që mbron vlerat e luftës dhe garanton të drejtat e veteranëve; Bazuar në analizën e thellë të trashëgimisë së rezultatit të zbatimit të artit të luftës, pikëpamjeve strategjike, përgjatë dy dekadave, të integruar për rëndësinë nacionale, sipas metodës ligjore e historike:
PROPOZOJ; nismë të posaçme ligjore për “LIGJ TË VEÇANTË” dhe ja PSE ËSHTË ME RËNDËSI KOMBËTARE E SHTETËRORE:
– Të nxirret “Ligj i Veçantë” për “Betejën e Koshares”, sipas statusit, që rregullon rëndësinë dhe mbrojtjen e drejtë të trashëgimisë historike të kësaj beteje;
– Që siguron memorie kolektive dhe koherencë institucionale;
– Që promovon, njeh dhe zbardh të gjitha dimensione; strukturën ushtarake, fuqinë luftarake, aspektin historik, përmasat, kompleksitetin, ndërlikueshmërinë e veprimeve ushtarake-taktike-operative të Betejës së Koshares;
– Që e vendos atë si vlerë unike; si Betejën më të madhe frontale e UÇK-së, të njohur si “Beteja e Koshares”;
– Që, (114 dëshmorët), të shpallur të gjithë “Heronj të Kosovës”, të shoqërohet edhe me shpalljen, dekorimin – çmimin presidencial dedikuar enkas “Betejës së Koshares”;
– Që ” 09 Prilli – “Ditët e Shqipes”- “Beteja e Koshares” të futet në kalendarin e festave zyrtare të Republikës së Kosovës.
– Që atributet e saja të veçanta i lartëson në sistemin e vlerave më të larta të luftës;
– Që siguron dhe mbronë nderin, respektin dhe lavdinë heroike;
– Që mbështetë kultivimin dhe promovimin e plotë institucional si trashëgimi të krenarisë sonë kombëtare, përmes kinematografisë filmike, gjë që Serbia ka realizuar disa filma, ndërta “Pakao Kosara” Ferri në Koshare.
– Që hapë mundësitë për njohje ndërkombëtare nga historianët e huaj.
– Që, duke qenë se Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” (PK_002), është zonë e mbrojtur nacionale, që mbulon territorin ku u zhvillua Beteja e Koshares.
– Që njeh arritjet determinuese të luftës për çlirimin përfundimtar dhe që përshpejtoj trajektoren vendimmarrëse të luftës për liri, PËRMES;
a) Heqjen me forcë luftarake të kufirit, zhbërjen e integritetit territorial të ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët;
b) Marrjes nën kontrollë të Kazermës ushtarake të Koshares;
c) Tërheqjen e ushtrisë serbo- jugosllave nga Kazerma dhe perimetri i kufirit;
ç) Dominimin dhe fitoren mbi forcat ushtarake serbe përgjatë gjithë operacioneve luftarake të betejës, në epërsi, në gjerësi dhe në thellësi të territorit të çliruar, në kohëzgjatje mbi dy mujore 09-Prill – 19 Qershor 1999.
d) Efektet imponuese për diplomacinë ushtarake të NATO-së në marrëveshjen Tekniko – Ushtarake të Kumanovës, që determinuan kapitullimin e Serbisë.
Duke i pasë parasyshë të gjitha këto elemente të sipëthëna;
– Ju lutem bëjeni…!!!
Let mos guxojë askush të hezitojë, të heshtë apo të mosveprojë…!!!
– Thirrni mendjes…!!!
– E kemi obligim; në të kundërtën;
– Ju vret gjaku, na mallkon historia…!!!
*Propozuesi, autori është ish luftëtar -VETERAN-I, i ditës (D)Brigada 138. “AGIM RAMADANI”



