Bashkimi i Deutsche Bank me Commerzbank rrezikon shkurtimin e 30 mijë vendeve të punës

18 mars 2019 | 21:33

Pas një periudhe të gjatë të bisedimeve joformale dhe spekulimeve, drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, më në fund mori dritën e gjelbër që duhej të vazhdonte me negociatat për shkrirjen me rivalin Commerzbank.

Sipas burimeve të” Bloomberg”, thuhet se ky bashkim rrezikon deri 30 mijë vende pune.

“Ministri i Financave, Olaf Scholz, ra dakord të mos kundërshtojë dhjetëra mijëra shkurtime të vendeve të punës që nevojiten për të bërë një marrëveshje midis dy bankave më të mëdha të Gjermanisë”, u tha Sewing burimeve, përcjell “Telegrafi”.
Ditë më parë, sindikatat e punëtorëve në të dy huadhënësit njoftuan kundërshtimin e tyre ndaj një bashkimi që rrezikon të eliminojë 30 mijë pozita pune, që përbën aktualisht një të pestën e fuqisë punëtore.

Ndërsa, ministri Scholz dhe zëvendësi i tij Joerg Kukies kanë nxitur për një shkrirje të dy bankave për të siguruar që ekonomia më e madhe e Evropës të kishte një huadhënës më të qëndrueshëm.
Ministria gjermane e Financave lëshoi vetëm një deklaratë të shkurtër pas njoftimeve të njëkohshme të bankave të dielën pasdite. “Ministria e Financave vë në dukje vendimin e tyre dhe se është në kontakt të rregullt me të gjitha palët e përfshira”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata penale e Antwerpit në Belgjikë ka pezulluar kompaninë e…