Bashkimi i diasporës, një domosdoshmëri për shqiptarët

25 shkurt 2019 | 22:52

Të gjithë kemi nevojë të vazhdueshme për frymëzim apo nxitje drejt atij që quhet suksesi në biznes.  Në këtë fushë, modelet e duhur janë ata që sipas shumë faktorëve konsiderohen ndër njerëzit që dinë të krijojnë një Biznes të suksesshëm “Si drejtues biznesi, më pyesin shpesh se ‘cili është çelësi i suksesit?’ pasi kjo është ëndrra dhe dëshira e çdo sipërmarrësi.

Mbase nuk ka nevojë të theksohet fakti se nuk ka një formulë apo çelës specifik për suksesin, por mbi të gjitha duhet shumë punë dhe qëndrueshmëri për t’u përballur e kaluar gjithë sfidat që më pas t’i kthejmë ato në mundësi për të mësuar e për t’u rritur më tej, kur arrin t’i tejkalosh sfidat,  shpesh zbulon se synimet që i kishe vënë vetes janë rritur apo janë orientuar drejt një suksesi të ri.

Në takimi e mbajtur në Bonn/Siegburg me, afaristët shqiptar ishte privilegj dhe kënaqësi e imja që të bisedojmë për shumë preukupime të shqiptarëve ne diasporë, ishte një takim frytdhënës dhe nismëtar i bizneseve shqiptare në rrethin e Bonnit, për një organizim dhe strukturim të bizneseve shqiptare në Bonn përkatësisht në Diasporë.

Ne si afaristë dhe si pjesë e Unionit Shqiptar në Diasporë shprehem dëshirën dhe vullnetin për një organizim edhe me të përbashkët për bizneset shqiptare që veprojnë në mërgatë, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Unioni i bizneseve shqiptare në Bonn.

Të dielën më 24.02.2019, në Bonn/ Siegburg morën pjesë, firmat e njohura shqiptare, siç janë: R.B.BAU GMBH, SHEHU GMBH, BB GMBH, SAHITI BAU GMBH, ERA BAU, ALIU GMBH, PRENKU BAU GMBH, FB MONTAGESERVICE, SHEHU PUTZ, FEJZA ESTRICHE, dhe edhe siç u shprehen të gjithë një zëri ishin që të punojmë se bashku dhe të forcojmë mërgatën tonë në ç’do aspekt biznesor.

“Për të qenë i suksesshëm nuk ka nevojë të jesh gjeni apo vizionar apo të kesh një diplomë universitare. Të nevojitet vetëm një sistem orientimi dhe një ëndërr.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazi lotsjellës vazhdon të mos i ndahet Lëvizjes Vetëvendosje!. Kësaj…