Bashkimi triumfon ndaj Kozuvit

14 nëntor 2018 | 23:01

Kampioni i Kosovës në basketboll, Bashkimi ka shënuar fitoren e parë në Ligën Ballkanike në këtë edicion.

Këtë e bëri ndaj klubit maqedonas Kozuv. Në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, Bashkimi shënoi fitore me rezultat 80:76.

Më meritori për këtë fitore të Bashkimit ishte Jordan Capps me 24 pikë, 3 kërcime e 1 asistim. Kurse u ndihmua nga Ergin Grosha që shënoi 17 pikë, pati 4 kërcime e 2 asistime.

Të klubi maqedonas më i miri ishte Nikola Karakolev me 18 pikë, dhe 5 kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Para udhëtimit për në Maltë, Kombëtarja e Kosovës në stadiumin…