Bashkimi vazhdon ecurinë e fitoreve

06 shkurt 2023 | 10:45

Gjatë fundjavës është zhvilluar xhiro e 15-të në Superligën e Femrave.

Prishtina ka arritur fitore në udhëtim tek United Basketball me rezultat 78:54. Prishtina ka arritur në këtë sezon 12 fitore e tre humbje, ndërsa United Basketball katër fitore e 11 humbje.

Lideri Bashkimi arriti fitore të lehtë në shtëpi ndaj Vëllaznimit me shifra 66:48. Bashkimi ende nuk njeh për humbje këtë sezon, ndërsa Vëllaznimi ka vetëm një fitore e 14 humbje.

Fitore në xhiron e 15-të arriti edhe Penza ndaj Trepçës me rezultat 77:59. Pas xhiros së 15-të, Penza regjistron nëntë humbje e gjashtë fitore, kurse Trepça ka katër fitore e 11 humbje.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. as. dr. Hajdin Abazi Të marrësh në duar një…