Basketbollistët Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi shpallen “Shpresa Olimpike 2026”
02 maj 2026
| 21:02
Sara Rexhaj dhe Besim Bytyqi janë përzgjedhur si Shpresa Olimpike për vitin 2026!
Nënshkrimi i kontratave është bërë në Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), ku gjithsej 48 bursistë nga 19 sporte olimpike do të mbështeten nga KOK me bursa mujore prej 150 euro gjatë gjithë vitit 2026.
Dy basketbollistët tanë shihen si talente premtuese për të ardhmen dhe pritet të jenë një vlerë e shtuar edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në garat evropiane.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se ky është numri më i madh ndonjëherë i bursistëve të rinj, ndërsa vlera totale e programit arrin në 84,600 euro në vit. Krenarë me talentet tona që po rriten çdo ditë!
#FBK #fbkkosova #KOK #ShpresaOlimpike 🏀✨



