Basketbollisti ndërron jetë në moshën 33-vjeçare
15 janar 2023
| 15:28
Basketbollisti ukrainas, Ruslan Otverchenko, ka ndërruar jetë pas komplikimeve me zemër, raportojnë mediat evropiane.
Otverchenko vdiq në moshën 33-vjeçare.
Ai ishte lojtar i ligës së parë ukrainase tek Budiveljnik nga Kievi.
Otverchenko e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Ukrainë, me një episod të shkurtër në Manresa të Spanjës nga viti 2015 deri në 2016. Ai ka luajtur luajti për Ukrainën në Eurobasket në vitin 2017.




