Basrie Murati-Sakiri shënon prezantimin e 11-të të librit “Bleibende Spuren”

01 nëntor 2020 | 14:29

Basrie Murati-Sakiri, me prejardhje nga Kosova, vazhdon me prezantimin e librit të saj, të shkruar në gjuhën gjermane, “Bleibende Spuren” (“Gjurmë të përhershme”).

Libri është botuar vitin e kaluar nga shtëpia botuese “Rotpunktverlag” https://rotpunktverlag.ch/buecher/bleibende-spuren?fbclid=IwAR2plxF4WjzxsVK_AaTWLjt_dkwNl8QUOCWBP3mdWyFee_FsOjPYUVOAxCg, njëra nga më të njohurat në Zvicër.

Kësaj radhe, autorja Murati-Sakiri librin e ka prezantuar para nxënësve të klasave të 10-ta të shkollës “Rudolf Steiner Schule” të Ittigenit, kantoni i Bernit. Duke qenë se subjekt i librit janë përpjekjet e autores, si nxënëse 18-vjeçare e gjimnazit në Besianë (shtator 1988- maj 1989), dhe shoqeve e shokëve të saj, që Kosova ta fitojë lirinë dhe statusin e Republikës, prezantimi i librit si dhe bashkëbisedimi i saj me nxënës u fokusua në kohën dhe shkaktarët e politizimit të saj; lindjen e nacionalizmit në ish-Jugosllavi; Titon; veprimtarinë politike të saj; sfidat në mërgim (qershor 1989- 2019) si dhe raportet e saja tani me Atdheun.

No description available.

Millosheviqi, përkatësisht politika e tij karshi popujve tjerë, kanë qenë po ashtu pashmangshëm në fokusin e interesimit të nxënësve. “Millosheviqi ka qenë nacionalist. E njëjta vlen edhe për bashkëpunëtorët dhe politikën e tij. Ai ka kryer krime. Ishte kriminel! I tillë do të qe për mua edhe po të ishte shqiptar!“, ka qenë vlerësimi i autores rreth figurës së Slobodan Millosheviqit. “Si pasoja të dukshme të luftës së tij dhe Serbisë kriminale”, ka shtuar më tej ajo, “kemi gjenocidin, të vrarët, të dhunuarat, të pagjeturit shqiptarë në Kosovë”.

Prezantimi në Ittigen u mbajt në kuadër të lëndës së historisë, me tematikë: “Shkatërrimi i ish-Jugosllavisë”.

No description available.

(Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesëtar i kabinetit qeverisës në Britani, ka paralajmëruar se…