Batalioni i parë i BRSH-së përfundoi ushtrimin fushor “Partnerët 19”

19 nëntor 2019 | 14:31

Ditë më parë, Batalioni i Parë i Brigadës së Reagimit të Shpejtë të FSK-së, në nivel të kompanisë, në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Komunën e Kamenicës dhe njësitë e tyre emergjente kanë realizuar ushtrimin fushor “Partnerët 19”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, gjatë trajnimit pjesëmarrësit kanë arritur një bashkëpunim të shkëlqyer në shkëmbimin e përvojave në procesin e planifikimit dhe menaxhimit të ushtrimeve të tilla.

“Ushtrimi është realizuar në periudha të ndryshme kohore. Në Komunën e Vitisë është mbajtur nga data 04-08 nëntor, ndërsa në Komunën e Kamenicës nga data 11-15 nëntor. Pjesë e këtij ushtrimi, në rol vëzhgues, ishin edhe Komuna e Kllokotit dhe ajo e Artanës, me qëllim të informimit dhe familjarizimit me skemën e mobilizimit dhe reagimit të përbashkët në situata emergjente. Ushtrimi me autoritetet civile është planifikuar dhe ekzekutuar sipas Planit të Reagimit Kombëtar dhe Sistemit të Integruar të Emergjencave, dokumente këto obliguese për bashkëveprim në situatat të ndryshme të emergjencave civile”, është bërë me dije në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Image preview

Në këtë ushtrim kanë marrë pjesë edhe njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare, Skuadra e Kërkim-Shpëtimit, EOD-ja, MKABK-ja dhe K9-ta.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar që të gjithë…