Batatina dhe Emini premtojnë maksimumin për të arritur rezultat pozitiv  

18 shkurt 2022 | 16:26

Kryetrajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media. Fillimisht për përshtypjet para ndeshjes foli kryetrajneri Batatina.

“Ndeshja ndaj Dritës ka një përshtypje të veçantë. Djelmoshat janë të motivuar maksimalisht. Do ta bëjmë maksimumin. Kemi arritur të marrim fitore në ndeshjen për Kupë ndaj Ferizajit dhe në kampionat ndaj Ulpianës. Nuk kemi presion, do të shohim si do shkoj ndeshja, por ne jemi të motivuar për të dhënë gjithçka nga vetja”, ka thënë Batatina.

Më pas edhe Emini tregoj përshtypjet e para në prag të ndeshjes: “E dimë që Drita ka një ekip shumë cilësore. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”.

Ndër tjerash, kryetrajneri Batatina ka vlerësuar cilësitë e Dritës megjithatë beson në kualitetin e ekipit tonë: “Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që Drita ka një skuadër cilësore e cila ka lojtarë cilësor brenda grupit por edhe ne kemi një skuadër shumë cilësore ku kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit”.

Poashtu lajm pozitiv për trajnerin Batatina është rikthimi i sulmuesit ganez, Latif Amadu për të cilin ai theksoi se do jetë ndihmesë e madhe për ekipin. Latif është i grumbulluar për këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur deputetit të PDK-së,…